Lezhë
Informacion paraprak
Sot, rreth orës 19:10, në aksin rrugor Shënkoll – Tale, shtetasi A.I. 37 vjeç, duke drejtuar mjetin e tij tip BMW, ka aksidentuar shtetasin këmbësor D.V. 61 vjeç, banues në Tale, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i mjetit po shoqërohet në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme hetimore proçedurale.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë, po kryejnë veprimet në vendngjarje për sqarimin
e plotë të rrethanave të aksidentit.