Aksident rrugor me pasojë vdekje, në pranga autori

Më datë 16.12.2016 rreth orës 19:50 në aksin rrugor Shkodër-Koplik, në fshatin Grizhe, Malësi e madhe ka ndodhur një aksident rrugor. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë të cilët kanë konstatuar se, mjeti tip “Golf” me targë AA 249 DP me drejtues shtetasin Mirsel Rama, 24 vjeç, banues në Malësi të Madhe ka aksidentuar shtetasin këmbësor Shaqir Beqaj, 72 vjeç, banues në Malësi të Madhe, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e komisariatit të policisë Malësi e Madhe për veprime të mëtejshme. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Artikulli paraprakTUNELET E ENVERIT PO KTHEHEN NË LABORATORË DROGE
Artikulli tjetërNDAHET NGA JETA AKTORI SHKODRAN LAZËR FILIPI, KA LUAJTUR “LENININ”