Aksidentet me vdekje, Shqipëria e treta në Europë

Shqipëria, nëse do të ishte pjesë e Bashkimit Europian, do të ishte një nga vendet në podium për shifrat më të larta për aksidentet rrugore. SCAN ka krahasuar shifrat e publikuara nga INSTAT dhe Eurostat, dhe rezulton se Shqipëria është shumë poshtë standardit të BE-së për vdekshmëritë nga fatkeqësitë rrugore. Vendet e unionit kanë një mesatare prej 50 vdekjesh për 1 milion banorë, ndërkohë në Shqipëri kjo shifër është rreth 90 vdekje për 1 milion banorë. Numër më të lartë paraqesin vetëm Bullgaria dhe Rumania me përkatësisht 99 dhe 97 të vdekur për 1 milion banorë. Infrastruktura duket se është problemi kryesor që bëhet shkak për aksidentet, pasi shfaqet një raport i drejtë mes pasurisë së një vendi dhe numrit të fatkeqësive. Janë vendet lindore të vetmet të cilat kapërcejnë shifrën e 60 të vdekurve: Bullgaria, Greqia, Kroacia, Letonia, Lituania, Hungaria, Polonia, Rumania dhe Sllovenia. Edhe Shqipëria futet në trendin e vendeve të lindjes sa i takon këtij treguesi. Vdekshmëria nga aksidentet për 1 milion banorë – 2016: Lituania 65 Belgjika 56 Luksemburg 52 Bullgaria 99 Hungari 62 Çekia 59 Malta 51 Danimarka 37 Holanda 33 Gjermania 39 Austria 49 Estonia 54 Polonia 79 Irlanda 40 Portugalia 54 Greqia 75 Rumania 97 Spanja 37 Sllovenia 63 Franca 54 Sllovakia 50 Kroacia 73 Finlanda 45 Italia 54 Suedia 27 Qipro 54 Mbretëria e Bashkuar 28 Letonia 80 BE 50 Ndërkohë, statistikat europiane faktojnë këtë hamendësim: vetëm 8% e vdekshmërisë nga aksidentet rrugore ndodh në autostrada. Shumica e tyre, 55% ndodhin në rrugë rurale dhe 37% në zona urbane (kryesisht këmbësorë).

Artikulli paraprakBËRI AKSIDENT NË KODËR KAMËZ KAPET ME HASHASH E ALKOOL
Artikulli tjetërDROGA NGA SHQIPËRIA NË ITALI, EKSTRADOHET TRAFIKANTI NGA TIRANA