Policia Rrugore në të gjithë vendin po vijon zbatimin e detyrave të përcaktuara në  Planin e masave për “Marrjen e masave për  parandalimin e aksidenteve si dhe për  rritjen e sigurisë rrugore”.

 

 Gjatë 24 orëve të fundit shërbimet e Policisë Rrugore në të gjithë vendin  kanë qenë të angazhuara në zbatimin e detyrave të përcaktuara në planin e masave si dhe  në  mbarëvajtjen e trafikut në të gjitha akset rrugore kombëtare pasi ngarkesa në këto akse ka qenë e madhe.

Të gjitha shërbimet e Policisë Rrugore kanë qenë të shtrira në të gjitha akset respektive për  të bërë të mundur pasjen e  një trafiku normal dhe pa bllokime të gjata.

Përveç angazhimit në trafik shërbimet e Policisë Rrugore kanë evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor  me qëllim  parandalimin e ngjarjeve rrugore në jetën dhe shëndetin e shtetasve.

Gjatë 24 orëve të fundit janë vendosur gjithsej 1.804 masa administrative:

Janë arrestuar në flagrancë 14  drejtues mjetesh, nga këta 11  të pa pajisur me Leje Drejtimi  dhe 3 drejtues mjetesh në gjendje të dehur.

Janë pezulluar gjithsej  62 Leje Drejtimi , nga këto: 10 për pije alkoolike, 33 për shpejtësi dhe 19 për shkelje semafori e shkelje të tjera të ndryshme.

Janë vendosur 524 masa administrative për mos vendosje rrip sigurimi, 83 masa për mos vendosje të kaskës mbrojtëse, si dhe 98 masa për përdorim celulari, masat e tjera janë për shpejtësi, parakalim të gabuar, etj.

Si dhe janë dërguar në OASH, 80 drejtues mjetesh .

Gjithashtu janë këshilluar  drejtues të automjeteve që nuk kanë rezultuar përsëritës  për mos vendosje të  rripit të  sigurimit, përdorim celulari e shkelje të lehta të Kodit Rrugor

 

Në ditët në vijim, Policia Rrugore në të gjithë vendin, do të vijojë me intensitet punën në dy drejtime, në  sensibilizimin e gjithë përdoruesëve të rrugës për respektimin e rregullave të Kodit Rrugor si  dhe në evidentimin dhe  ndëshkimin e  shkelësve të Kodit Rrugor.

Artikulli paraprakPUKË, ARRESTOHET NJË SHTETAS PËR KANABIS
Artikulli tjetërDëbohet nga Italia si mbështetës ISIS Sajmir Hidri ngre padi në Strasburg