Aksidenti me 5 të plagosur në Korçë, arrestohet drejtuesi i mjetit

Policia e Korçës ka arrestuar drejtuesin e automjetit që u aksidentua mëngjesin e sotëm në afërsi të fshatit Zvezdë. Në pranga ka rënë Qazim Tafa, 47 vjeç, banues në Elbasan, i cili akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Ky i fundit duke drejtuar automjetin tip “Nissan” me targa greke ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit, janë lënduar drejtuesi i mjetit dhe 4 pasagjerë, banues në Cërrik dhe Gramsh. “Arrestimi i tij u bë pasi, më datë 24.05.2017 në fshatin Zvezdë, ky shtetas duke drejtuar automjetin tip “Nissan”, me targë NZI 6305, ka dalë nga rruga dhe për pasojë kanë marrë dëmtime shtetasi i mësipërm si edhe katër pasagjerë në mjet shtetasit : E.M, 35 vjeç, banues në Gramsh, F.T, 46 vjeçe, A.T, 19 vjeç si edhe B.T, 49 vjeç, banues në Elbasan, të cilët po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore në Spitalin e Korçës”. Të plagosurit janë transportuar në Spitalin e Korçës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Nga burime spitalore, mësohet se shtetasi me inicialet B.T, ndodhet në gjendje më të rëndë shëndetësore. Policia po heton rrethanat e aksidentit për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Artikulli paraprakOPERACIONI “RENT A CAR” – MASHTRUESI MERRTE MAKINA ME QIRA DHE I LINTE PENG, SEKUESTROHEN 22 MJETE
Artikulli tjetërRAMA PARALAJMËRON PD-NË: PA VETTING, PRISHET PAKTI