Aksi rrugor ku ndodhi aksidenti tragjik me 4 të vdekur në Velipojë në zonën e Vilunit nuk është në juridiksionin e Bashkisë Shkodër.

Përgjegjës për këtë rrugë është Autoriteti Verior I Rrugëve pasi tabelat orientuese duhet të ishin vendosur të paktën 100 metra para vendit kur ndodhi ngjarja. Është kjo përgjigja e Kreut të Njësisë Administrative Velipojë mark Laloshi që i ka kthyer Drejtorit të Autoritetit Shqiptar të Rrugëve Dashamir Xhika. Bashkia e Shkodrës sqaron se rruga e Velipojës deri në pjesën fundore të saj pa hyrë te kthesa e Vilunit është është në juridiksion të Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe nuk ië përket bashkisë.Pjesë e saj sqaron bashkia është aksi nga kthesa e Hidrovorit që lidhet me rrugën që të con në zonën e Vilunit.Aksidenti me 4 të vdekur është kthyer në një cështje akuzash e kundër akuzash mes bashkisë Shkodër dhe Autoritetit Rrugor Shqiptar ndërkohë që asnjë nuk mban përgjegjësi duke ia hedhur fajin njëri-tjetrit

Artikulli paraprakISH KRYETARI I KOMUNËS BËRDICË, AKUZA DREJTUESVE AKTUALË
Artikulli tjetër“KTHESA E VDEKJES”, JA GJËNDJA E SAJ NË VILU TË VELIPOJËS