Tragjedia që ndodhi mbrëmjen e djeshme në aksin Shkodër- Velipojë ku humbën jetën babai me dy fëmijët ndërsa nëna dhe vajza po luftojnë me jetën i ka prekur të gjithë. Babai Edmond Preka dhe dy fëmijët të moshës 9 muajshe dhe 5 vjeç ishin viktimat që humbën jetën tragjikisht në aksident.

Ndërsa vajza 10-vjecare dhe nëna e fëmijëve mbahen në jetë me aparatura. Ngjarja ka prekur edhe gazetaren e njohur Rudian Xhunga e cila përmes një postimi në rrjetet sociale, i lutet vogëlushes të luftojë për të qëndruar me mamin. “Noem, mos shko me engjejt, zemra vogel. Rri ne kete bote, me mamin. #lutuperNoem&Evisa”,shkruan gazetarja në postimin e saj. Prezantuesi, Ardit Gjebrea ka reaguar përmes një statusi në Facebook për aksidentin e rëndë në aksin Shkodër-Velipojë, ku humbën jetën babai me dy fëmijët e mitur, ndërsa është në gjendje kritike për jetën vajza tjetër 10-vjecare. Statusi i plote: Sapo lexova për aksidentin në rrugën Shkodër – Velipojë.

Ka humbur jetën një baba me djalin 8 mujash dhe më vonë edhe vajza 5 vjeçe. Ndërkohë bashkëshortja e tij dhe vajza tjetër 10 vjeçare po luftojnë me vdekjen. Çfarë dhimbje ndjeva! Gjysmohet një familje me rrezikun të shuhet fare! Nuk i njoh, por fort po lutem: Prehuni në paqe dhe Zot shpëtoje vajzën me nënën!

Artikulli paraprakVELIPOJË, 1 DITË PAS AKSIDENTIT TRAGJIK
Artikulli tjetërHENDBOLL, VLLAZNIA FITON NË FUND NDAJ TIRANËS