Katër të rinj shqiptarë janë aksidentuar mbrëmjen e 14 prillit në Rovergaro të Italisë ndërsa njëri prej tyre ka ndërruar jetë pasi është transportuar në spital.

Mediat italiane bëjnë me dije se makina ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë në oborrin e një banese. Katër të rinjtë u dërguan me urgjencë në spital. Njëri prej tyre nuk arriti të mbijetonte, ndërsa tre të tjerët janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ende nuk dihen shkaqet e plota të aksidentit, por dyshohet se shpejtësia e lartë ka bërë që mjeti tip Volkswagen Golf të përfundonte jashtë rrugës. Të aksidentuarit janë të moshës 17 dhe 19-vjeçare, ndërsa i riu që humbi jetën ishte ulur në sediljen e pasme të automjetit, së bashku me një prej miqve të tij

Artikulli paraprakVOLEJ MESHKUJ, PARTIZANI MUND VLLAZNINË 2-3
Artikulli tjetërNËN ATMOSFERËN E PASHKËVE TË BARDHA…