Një autobus me gjimnazistë ka rrëshqitur në kthesat e Qafë Thanës duke dalë nga rruga si pasojë e lagështirës, ndërsa drejtuesi ka arritur të manovrojë me shpejtësi duke e përplasur me bordurën mbrojtëse në krahun tjetër duke shmangur greminën.

Aksidenti ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 16:45 minuta në kthesat e Qafë Thanës, ndërsa nga informacionet e para raportohet se të lënduar kanë mbetur pesë gjimnazistë, por jashtë rrezikut për jetën.

Autobusi me gjimnazistët e një shkolle në Levan që kishin qenë në Pogradec për një ekskursion ditor po kthehej në drejtim të Fierit kur është aksidentuar në Qafë Thanë. Ditën e sotme në Pogradec dhe Prrenjas ka pasur disa reshje lokale shiu duke krijuar probleme me qarkullimin.

Pas aksidentit të sotëm, të autobusit me nxënës, dëshmitarët tregojnë momentet e tmerrit.
“Ishte tmerr. Janë hedhur nxënësit nga dritaret për të dalë se autobusi kishte ngelur gjysmë në rrugë e gjysmë në greminë”, tregon një prej dëshmitarëve të aksidentit në Përrenjas,

i cili ka qenë në një makinë private pas autobusit kur ka ndodhur aksidenti dhe më pas iu ka dhënë ndihmë nxënësve nga Roskoveci që i kanë shpëtuar vdekjes mrekullisht sot kur ishin nisur për një ekskursion.

Ai thotë se asnjë nga policitë nuk është përgjigjur dhe se në vendin e ngjarjes ka shkuar vetëm një ambulancë, ndërsa nxënësit që ishin lënduar kanë qenë 17. Ata janë dërguar në ambulancën e Përrenjasit për ndihmën e parë.

Artikulli paraprakPARA SE TË ARRATISEJ NË HUNGARI, GRUEVKSI TËRHOQI TË GJITHA PARATË NGA BANKA
Artikulli tjetërSHQIPTARI KAPET ME 5 KG MARIJUANË NË KUFIRIN ITALI–AUSTRI