Aksidentohet gjate punes vdes shqiptari

Ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme në sallën e reanimacionit të spitalit ‘San Martino” në Genova të Italisë, Kurt Nezha, 27 vjeç. Kopshtari shqiptar u godit dje nga një trung peme teksa punonte së bashku me një bashkatdhetar në një kopsht në komunën Arenzano, pjesë e provincës së Genova-s. Vdekja cerebrale e të riut është diagnostifikuar mbrëmjen e sotme. Pas mbërritjes në spital pas aksidentit, gjendja shëndetësore e të riut nuk u përmirësua. Ngjarja po hetohet si aksidentale nga karabinierët. Gjithashtu, në hetime janë të përfshirë edhe autoritetet shëndetësore, pasi shqiptarit, prej një muaji i kishte mbaruar leja e qëndrimit në Itali dhe punonte në të zezë.

Artikulli paraprakRAPORTI I POLICISË GREKE: 1.2 TON DROGË HYNË NË GREQI NGA SHQIPËRIA NË QERSHOR
Artikulli tjetërMOTORRI I UJIT RREZIKON JETËN E PLAZHISTËVE