Një shqiptar nga Kosova ka humbur jetën në Zvicër, pasi është aksidentuar në punë.

Ngjarja ka ndodhur në komunën Ëildersëil të Zvicrës, ndërsa shqiptari që humbi jetën është rreth 61 vjeç, por identiteti i tij nuk bëhet i ditur.

Shqiptari ka vdekur pasi është goditur nga një pllakë çeliku, në një punishte ndërtimi.

Ai është dërguar me urgjencë në spital, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.

Sipas gazetës zvicerane, kosovari punonte kryesisht me shtrimin e rrugëve. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, por Policia e kantonit të Bernës ka filluar hetimet.

Artikulli paraprakVAU DEJES:PLAGOSET NJE FEMIJE ME FISHEKZJARRE
Artikulli tjetër“AQUARIUS” DREJT SPANJËS, 900 EMIGRANTË TË TJERË NË ITALI