Gjykata e Korçës ka dhënë sot masën e sigurisë “arrest me burg’ për shtetasin Olsi Belortaja, 47 vjeç, i cili tri ditë më parë aksidentoi tre persona në rrugën Bilisht-Kapshticë.

Sipas hetime shtetasi i cili punonte doganier në doganën e Kapshticës, ishte i dehur në momentin e aksidentit, në mbrëmjen e 30 qershorit.

Kjo sipas polcisë është vërtetuar edhe nga dy testet e alkoolit të kryera.Tashmë Belortaja do të përballeyt me tre akuza ndaj tij.

Ngjarja ka ndodhur më 30 qershor 2019, rreth orës 18:30. Olsi Belortaja, ishte duke qarkulluar me automjetin e tij të markës Benz me targë KO 775 0B në rrugën nacionale Kapshticë-Bilisht.

Në një pjesë të kësaj rruge, konkretisht në kryqëzimin e saj me rrugën e fshatit Kapshticë ishin duke udhëtuar si këmbësorë Anjeza Gani , 32 vjeçe Valmira Çuko 34 vjeçe dhe Semi Çuko.

Në këtë vend, automjeti i drejtuar nga Olsi Belortaja ka humbur kontrollin dhe ka goditur këmbësorët Anjeza Gani dhe Valmira Çuko, të cilët kanë ndërruar jetë menjëherë pas aksidentit dhe ka goditur fëmijën e mitur Semi Çuko,të cilin e ka plagosur rëndë por më pas ka ndëruar jetë në një spital në Tiranë.

Menjëherë pas aksidentit Olsi Belortaja është larguar nga vendi i ngjarjes dhe më pas është kapur në afërsi të fshatit Zëmblak nga punonjësit e Policisë Gjyqësore.

Pasi u largua nga vendngjarja policia gjeti dhe shoqëroi në komisariatin e Devollit pak pas aksidentit Olsi Belortajën. Pas kryerjes të testit të alkoolit rezultoi se drejtonte mjetin në gjendje të dehur në masën 0.82 mg/l.

Artikulli paraprakNUK KA PAQE PËR TRIPOLIN, BOMBARDOHET AEROPORTI
Artikulli tjetërARRESTOHET NJË I ARRATISUR NGA BURGJET GREKE