
Me përfundimin e sezonit turistik, në Shëngjin ka nisur aksioni për lirimin e hapësirave publike ne qytet dhe pjesen e bregdetit. Pas njoftimit paraprak të subjekteve dhe qytetarëve, prej kesaj te hene Bashkia Lezhë, përmes Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit, Policisë Bashkiake dhe Drejtorisë së Shërbimeve, kane zbarkuar në terren.
Kryeinspektori i IVMT ne Bashkine Lezhe Eraldo Smaçi, thote se pjesa më e madhe e subjekteve kanë reaguar vullnetarisht duke liruar hapësirat, ndërsa për rastet e tjera po ndërhyhet me forcërisht dhe pa asnjë tolerim, deri në lirimin e plotë të zonave publike.
Sipas të dhënave, në zonën e Shëngjinit janë evidentuar rreth 30 struktura të ndryshme që kishin zaptuar hapësira publike dhe aksioni do të vijojë deri në lirimin e plotë të tyre.


