Policia kufitare në Rinas ka shtuar kontrolle të shumta gjatë ditëve të fundit, duke arrestuar në flagrancë 17 shtetas për vepra të ndryshme penale. Gjatë kontrolleve, janë arrestuar dy persona të shpallur në kërkim, përkatësisht një 23 vjeçar nga Shkodra (N.D), i akuzuar për vjedhje si dhe një 32 vjeçar nga Tirana (E.L), nën akuzën e korrupsionit aktiv.

Ndërkohë, janë arrestuar në flagrancë 8 persona, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave, konkretisht shtetasit: G.S., K.B., J.C., G.M., I.L., A.A., E.SH., si dhe XH.K. Këta shtetas janë bllokuar nga shërbimet e Policisë Kufitare në tentativë për të kaluar kufirin me karta italiane të falsifikuara si dhe me pasaporta me ngjashmëri. Gjithashtu janë proceduar penalisht 4 shtetas për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë” dhe konkretisht shtetasit: M.K., i cili nuk deklaroi shumën prej 55.600 Euro I.K., pasi nuk deklaroi shumën prej 50.000 Euro. A.H., i cili nuk deklaroi shumën 10.100 dollarë dhe 585 Euro R.K., pasi nuk deklaroi në Rinas shumën prej 9.500 Euro.

Po nga shërbimet e Policisë Kufitare Rinas është proceduar penalisht edhe shtetasi A.J, për veprën penale “Kalim i paligjshëm i kufirit shtetëror”. Marrja e masave bëhet në kuadër të zezonit turistik, ku aeroporti ij Rinasit ka shtuar gjithashtu burimet njerëzore dhe sportele me qëllim rritjen e kontrollit dhe forcave parandaluese ndaj paligjshmërisë.

Artikulli paraprakMANJANI: RAPORTI I GALLUP ALARMANT, SHTETI ËSHTË NË DREJTIM TË PADITUR!
Artikulli tjetërVRASJA E ARTAN CUKUT, SHOQËROHET NË POLICI NJË I DYSHUAR