Kryetari i Partisë Demokratike është takuar pasditen e së mërkurës me kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi.

Takimi mes kryetarëve të partive opozitare po zhvillohet në selinë blu dhe mësohet se në fokus të saj është protesta e radhës, edhe pse nuk dihet ende një data fikse se kur do të zhvillohet.

Pas takim me Kryemadhin, Basha do të mbledhë në orën 17:00 Këshillin Kombëtar, e ndërsa ditën e nesërme Kryesinë.

Protesta e radhës do të drejtohet nga Forumi Rinor i kësaj partie. Kujtojmë se ditën e nesërme do të mbahet seanca plenare dhe referuar zhvillimeve të fundit, opozita e bashkuar ka protestuar sa herë që ka parlament.

Artikulli paraprakKANADEZI 50-VJEÇAR TENTON TË PËRDHUNOJË TË MITURËN, SHPËTOHET NGA BANORËT E PALLATIT
Artikulli tjetërISH-PRESIDENTIT QËLLON VETEN ME ARMË PARA ARRESTIMIT