E ndarë nga jeta vetëm pak kohë më parë si pasojë e një sëmundjeje të rëndë në moshën 60 vjeçare, violinistja dhe nëndrejtoresha e shkollës artistike “Prenkë Jakova”, Viola Bajraktari, u kujtua përmes një aktiviteti të veçantë in memoriam nga miqtë dhe kolegët e saj të shkollës “Prenkë Jakova”.

Aktiviteti homazh u mbajt në sallën “Gjon Kapidani”, ndërsa ishte përzgjdhur muzikë in memoriam për të kujtuar vlerat e saj artistike. Për drejtorin e këtij institucioni, Anton Kaftalli, Bajraktari ka qenë një emër i madh me një kontribut të madh.

Viola Bajraktari ishte një artiste mjaft e zonja, e cila do t’i mungojë të gjithë miqve, kolegëve dhe nxënësve, të cilët i edukoi për breza me radhë dhe i mbushi me dashuri për jetën e artin. Do t’i mungojë shumë Shkodrës së qytetarisë e kulturës.

 

Artikulli paraprakBLLOKOHET NGA AKU SUBJEKTI NË SHKODËR
Artikulli tjetërGJOKA: NDAJ KAMZËS, NJË SFIDË E FORTË