Ne lidhje me lajmin e publikuar sot ne nje gazete sportive se gjoja futbollisti Arenc Dibra ka luajtur me tre kartona te verdhe, KF Vllaznia reagon duke i konsideruar teper te uleta dhe dashakeqese te tille keqinterpretime qe drejtues te Partizanit duan t’i bejne barazimit te tyre ne Shkoder.

KF Vllaznia ka qene ne dijeni te nje çeshtje te tille, por duke iu referuar Kodit te Disiplines Sportive te FSHF-se dhe konkretisht nenit 36, pika 1, çdo gje eshte shume e qarte: Kartonat nuk mbarten nga nje gare ne tjetren dhe nga nje kampionat ne tjetrin. Keshtu qe dy kartonat e verdhe te Dibres me Beselidhjen, nuk mund te mbarten tek Vllaznia dhe pikerisht prej ketij fakti, lojtari eshte aktivizuar diten e shtune. Per te qene edhe me te qete ne lidhje me kete çeshtje, diten e enjte kemi marre edhe konfirmimin perkates ne FSHF se futbollisti Arenc Dibra nuk ka asnje problem per aktivizimin ne kete ndeshje.

Artikulli paraprakGJOSHA NGA SHKODRA: REFORMA NE DREJTESI E RENDESISHME PER INTEGRIMIN
Artikulli tjetërAKSIDENTOHET NJE MOTORÇIKLETE NË LAGJEN KIRAS