Aktorët e teatrit “Migjeni” Merita Smaja dhe Kristiana Dodaj janë kundër censurimit apo idesë për të mos transmetuar filmat shqiptar të periudhës së komunizmit.

Edhe ndihmës regjisori Astrit Fani, më parë aktor i roleve të dyta shprehet se filmat shqiptar janë me vlera artistike e historike. Brezi i ri siç pretendon një pjesë nuk mund të infektohet nga filmat e kohës së komunizmit edhe pse në disa raste i thurin lavdi atij sistemi.

Opinioni është ndarë në dy pjesë për filmat shqiptar të periudhës së komunizmit teksa një pjesë mendon se janë të dëmshëm ndërsa pjesa tjetër i cilësojnë si një vlerë artistike dhe realitet që nuk duhet fshehur.

Artikulli paraprakTRANSPARENCA NË BUXHETIN E NJËSIVE VENDORE
Artikulli tjetërDITA NDËRKOMBËTARE E SINDROMËS DOWN