Aktori Ndriçim Xhepa i sëmurë Qeveria i jep 5 mln lekë për kurim

Aktori i njohur Ndriçim Xhepa vuan prej një kohe të gjatë nga një sëmundje e rëndë. Qeveria ka miratuar në mbledhjen e kësaj të mërkure vendimin që i akordon një fond financiar prej 5 milionë lekë të reja për mbulimin e shpenzimeve të mjekimit të Xhepës në një klinikë jashtë vendit. Sipas VKM-së, ky fond të përballohet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, ndërsa ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për zbatimin e këtij vendimi. Vendimi i marrë nga Këshilli i Ministrave: VENDIM Nr. 540, datë 9.10.2017 PËR MBULIMIN E SHPENZIMEVE TË MJEKIMIT TË Z. NDRIÇIM XHEPA Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 5, të ligjit nr. 130/2016, “Për buxhetin e vitit 2017”, të ndryshuar, dhe në vijim të shkronjës “c”, të pikës 9, të vendimit nr. 18, datë 11.1.2017, të Këshillit të Ministrave, “Për financimin e shërbimeve shëndetësore spitalore nga skema e detyrueshme e sigurimeve të kujdesit shëndetësor për vitin 2017”, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave VENDOSI: 1. Mbulimin e shpenzimeve të mjekimit të z. Ndriçim Xhepa, në masën 5 000 000 (pesë milionë) lekë. 2. Ky fond të përballohet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. 3. Pagesa të bëhet me paraqitjen e faturave të institucionit të kurimit. 4. Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Artikulli paraprakTRAFIKU I DROGËS SHQIPËRI-ITALI ARRESTOHEN TRAFIKANTËT
Artikulli tjetërBYROJA PËRJASHTON NOKËN ME 10 DITË NGA PUNIMET E KUVENDIT