Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shkodër ka mbyllur dy subjekte për mos plotësim të dokumentacionit përkatës, ndërsa 7 biznese të tjera të tregtrimit të mishit dhe produkteve me bazë shtazore janë paralajmëruar.

Inspektorët pranë kësaj drejtorie bëjnë me dije se dy subjektet e mbyllura do të hapen pas plotësimit të kushteve dhe pas një kontrolli të dytë. Të shtyrë edhe nga situata e ditëve të fundit, Aku ka intensifikuar kontrollet në thertoret e qarkut Shkodër. Në harkun kohor të një viti, Aku ka mbyllur 6 subjekte tregtare, rihapja e të cilave është bërë vetëm me procedurë të veçantë pas plotësimit të kushteve të kërkuara. Ndërkaq, një numër i madh subjektesh tregtare, kryesisht ato të tregtimit të mishit, janë paralajmëruar për masa administrative.

Artikulli paraprakRUSI, DY SHPËRTHIME NË METRONË E SHËN PETERSBURGUT
Artikulli tjetërZJARRËFIKËSET DHE ALARMI I PAKONFIRMUAR