Me një udhëzim të posaçëm të drejtorisë së përgjithshme, dega rajonale e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në Shkodër ka nisur kontrollin e subjekteve turistike private në Shirokë, Razëm dhe plazhin e Velipojës.

Sipas inspektorit Hamdi Mlloja, në këto pika janë gjithsej 170 subjekte ndër të cilat 65 tregtojnë produkte me origjinë shtazore. Sa i përket situatës së tregjeve, Mlloja ia faturon sërish përgjegjësinë Bashkisë Shkodër, sipas të cilit, kjo e fundit nuk po merr asnjë masë për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve të saj.

Në lidhje me përmbajtjen e vajit të palmës tek bulmetërat, rast që u denoncua rreth 1 javë më parë në media, AKU ka dërguar mostrat për analiza pranë Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare. Në vijim pritet një raport i detajuar nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit për rastin në fjalë.

Artikulli paraprak“GJURMIME ALBANOLOGJIKE” NË 60 VJETORIN E UNIVERSITETIT
Artikulli tjetërSTAR TREND – 02.06.2017