Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka vijuar kontrollet në të gjithë vendin, për garantimin e sigurisë ushqimore.

Me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm z.Dritan Sejko, brenda dy javëve janë kryer 1200 inspektime në 12 qarqet vendit. Nga këto inspektime ka rezultuar se 161 subjekte nuk plotësonin kushtet dhe ndaj tyre është marrë masa ‘Gjobë’ dhe ‘Paralajmërim’. Inspektimet janë kryer në subjekte ku tregëtohen produkte mishi dhe nënproduktet e tij, në baxho dhe në subjekte ku tregëtohet qumështi dhe nënproduktet e tij, në markete, supermarkete, restorante etj. Gjithashtu në fokus të inspektimeve ishin edhe produktet ushqimore të cilat tregtohen pasi u kalon afati i skadencës. Në të gjitha rastet e konstatuara inspektorët e AKU-së kanë bërë bllokimin e mallit dhe asgjësimin e tij. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit u bën apel qytetarëve që të kontrollojnë në çdo rast datën e skadencës. AKU do të vijojë të marrë masa ndaj atyre subjekteve që shesin ushqime pasi u ka kaluar afati i skadencës. Autoriteti Kmbëtar i Ushqimit u kërkon qytetarëve që të denoncojnë në çdo rast abuzimet me ushqimet, në mënyrë që të merren masa të menjëhershme ndaj çdo subjekti. Denoncimet mund të bëhen në portalin ‘AKU Inspektori Dixhital’.

Artikulli paraprakRRUGA E PAQES, 600 BANORË PA INFRASTRUKTURË RRUGORE
Artikulli tjetërTEATRI “MIGJENI”, KONCERTI “PRANVERË ME KANGË”