Procesi për zgjedhjet në Forumin Rinor të Partisë Demokratike të Shkodrës po tentohet të manipulohet.

Akuzat vijnë nga kandidati për grupseksionin 4, Ardit Zaja i cili thotë se 300 emra po tentohen të shtohen në lista pasi qendra ka sjellë njëherë listat e atyre që do votojnë. Edhe nëse janë anëtar të vërtetë 300 emrat që tentohet të shtohet, sipas Zajës nuk ka kohë të verifikohen sepse të shtunën janë zgjedhjet. Zaja thotë se nuk flitet në këtë mes për mbështetjen e njërit apo tjetrit kandidat por për procesin dhe zhvillimin e zgjedhjeve të drejta. Nuk përjashton dorëheqjen por e quan vendim ekstrem. Në garën e për FRPD në Shkodër kandidojnë Arvit Bushati, Benardeta Syku që cilësohen edhe më të fortët ndërsa i treti është Gerard Syka. Pritet edhe një përgjigje nga qendra për 300 emrat që sipas njërës palë cënojnë dhe rrezikojnë procesin.

Artikulli paraprakVAU I DEJËS PJESË E NISMËS: “DHURO GJAK, SHPETO JETË”
Artikulli tjetërADA, DIBRA: SHPRESA TEK BASHKIA QË TË MOS PËRJASHTOHEMI