Akuzat ndaj Tahirit, Llalla takon prokurorët për Habilajt

Kryeprokurori Adriatik Llalla ka përfunduar takimin me prokurorët e krimeve të rënda, ndërsa në qendër të bisedës ka qenë dosja e trafikut të drogës që drejtohej nga Habilajt. Pjesë e takimit mes Llallës dhe prokurorëve ishin edhe drejtues të sektorit të marrëdhënieve me jashtë në prokurori. Tashmë pritet që në ditët në vijim të ketë zhvillime të vrullshme pas zbulimit të dosjes së përgjimeve të Habilajve në trafikun e drogës me vlerë 20 mln euro nga Shqipëria në Itali. Kujtojmë që Tahiri i kërkoi një takim Llallës, por Kryeprokurori nuk pranoi. Ish-ministri Tahiri, pas daljes së emrit në disa nga përgjimet deklaroi se është i hapur për hetime.

Artikulli paraprakBASHKOHET PD-LSI, KRYEMADHI SHKON TE BASHA PAS PËRGJIMEVE
Artikulli tjetërSULM ME BOMBË NË TURQI, PLAGOSEN 12 POLICË