Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla kërkoi nga Prokuroria të nisë menjëherë hetimin për të provuar autenticitetin e videos së publikuar nga Partia Demokratike që akuzon vëllain e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, si trafikant droge.

A është ky një material autentik, një provë apo thjeshtë një inskenim i radhës, në përpjekjen e vazhdueshme për të baltosur këdo për të penguar çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE dhe për të luftuar drejtësinë e re?”

pyeti Balla duke shtuar se kësaj pyetje mund t’’i japë përgjigje vetëm prokuroria dhe askush tjetër.

Në zbatim të ligjit, disponuesit e këtij materiali duhet që menjëherë të shkojnë të depozitojnë materialin në prokurori.

Prej këtij momenti, po ashtu prokuroria nuk duhet tua lërë këtë çështje akuzatorëve, por duhet të fillojë hetimet, sepse jo vetëm ne por çdo shqiptar meriton të dijë të vërtetën për këtë pretendim.’

Balla tha se askush nuk është mbi ligjin dhe askush nuk e bën ligjin. “Për sa na takon ne presim me padurim të mësojmë të vërtetën me bindjen se ose duhet të ndëshkohet i akuzuari ose duhet të ndëshkohen akuzuesit.”

Më herët të hënën, Partia Demokratike akuzoi vëllain e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, se vazhdon të jetë në krye të një grupi trafikimi ndërkombëtar droge me qendër në Vlorë, edhe gjatë kohës që vëllai i tij është në qeveri.

Në një dalje të jashtëzakonshme për mediat, deputeti Ervin Salianji tha se vëllai i Xhafajt “nuk bën një jetë normale, ai është një nga bosët më të fuqishëm të trafikut të drogës në Shqipëri që drejton dhe koordinon një grup kriminal me qendër në Vlorë.

PD publikoi sot një material audio që vërteton se Agron Xhafaj e kryen aktivitetin kriminal të trafikimit edhe gjatë kohës që vëllai është ministër i Brendshëm.”

Artikulli paraprakKRYEPROKURORJA ARTA MARKU PEZULLON PROKUROREN ROVENA GASHI DHE BASHKËSHORTIN E SAJ DRITAN GINA
Artikulli tjetërVLLAZNIA NË RËNIE TË LIRË, HUMB NDAJ PARTIZANIT