Policia në shtetin e Arizonës në SHBA thotë se një i ri i arrestuar muajin e kaluar është përgjegjës për një seri vrasjesh në Phoenix vitin e kaluar.

Aaron Saucedo, 23 vjeç, tashmë ishte akuzuar për vrasje në lidhje me një ngjarje në gusht 2015, thotë policia. Ndërkohë mësohet se ai fshihet edhe pas vdekjes të tetë personave të tjerë midis janarit dhe korrikut 2016. Policia deri tani nuk jep asnjë motiv, por thotë se ai ka vepruar i vetëm. Avokati i 23-vjeçarit nuk ka pranuar të flasë.

Artikulli paraprakPOLICIA NË MAQEDONI – E POLITIZUAR
Artikulli tjetërOPOZITA: I KEMI NUMRAT, NESËR BIE QEVERIA “MUSTAFA”