Akuzohet se abuzoi seksualisht me mbesën, arrestohet 81 vjeçari shqiptar

Një 81 vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar nga policia greke gjatë ditës së djeshme. I moshuari u arrestua në pikën e kalimit kufitar të Mavromatis, ndërsa ishte shpallur në kërkim prej disa vitesh. Policia greke sqaron se ndaj 81 vjeçarit është lëshuar urdhër arresti nga gjykata e magjistraturës së Korfuzit, për veprat penale të dhunimit, abuzimit seksual dhe joshjes ndaj fëmijëve. Mediat greke shkruajnë se i moshuari ishte në kërkim që prej vitit të shkuar, nën akuzën se ka abuzuar me të mbetën e tij, ngjarje e cila dyshohet se ka ndodhur në vitin 2011, por u raportua më vonë tek autoritetet. I moshuari ka deklaruar se akuzat ishin shpifje nga e ëma e vajzës, me të cilën kishte marrëdhënie të keqe. 81 vjeçari sipas mediave greke, ka tentuar të largohej në drejtim të Shqipërisë. I arrestuari u dërgua paraprakisht pranë prokurorisë në Thesprotia.

Artikulli paraprakBERLIN, PAKO ME EKSPLOZIV TE FINANCAT
Artikulli tjetërNGEC VETTINGU, AVOKATI I POPULLIT MERR DOSJET E APLIKIMEVE