Interpol-i ka lëshuar urdhër arresti për ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radoiçiç i cili dyshohet se është edhe organizator i sulmit të Banjskës më 24 shtator, ku u vra edhe polici i Kosovës, Afrim Bunjaku. Muaj më parë, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka publikuar video nga banesa dhe vila e Radoiçiç për të dhënë prova që udhëheqësi i grupit që kreu sulmin në Veri të Kosovës ishte Radoiçiç.

Ish-nënkryetari i Listës Serbe, gjithashtu është sanksionuar nga SHBA dhe Britania e Madhe.Ndonëse Gjykata e Beogradit e liroi dhe e ndaloi të dilte nga territori i Serbisë e të shkojë në Kosovë pas ndalimit për sulmin në Banjskë, një padi për terrorizëm është depozituar ndaj Milan Radojicic dhe 30 personave të tjerë nga avokati serb Cedomir Stojkovic.

Ndërkohë Prokuroria e Lartë Publike në Beograd konfirmoi se do të apelojë vendimin e gjykatës që e liroi nga paraburgimi Radoiçiçin, i cili akuzohet për disa krime në lidhje me organizimin e grupit që shkaktoi agresion në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator. Autoritetet serbe e akuzojnë për blerje të armatimeve me fuqi shkatërruese nga Tuzla në Bosnje dhe Hercegovinë, nga janari 2023 deri më 24 shtator kur ndodhi sulmi në Banjskë.

Artikulli paraprakBASHA VIZITË NË SHBA, TAKIM ME PRESIDENTIN E INSTITUTIT REPUBLIKAN NDËRKOMBËTAR, DANIEL TWINING
Artikulli tjetër15 VITE NGA VRASJA E STUDENTIT NË GREQI, MIJËRA QYTETARË MARSHOJNË NË RRUGËT E ATHINËS DHE SELANIKUT!