Akuzohet se përdhunoi të ëmën, arrestohet adoleshenti në Tiranë

Një adoleshent është arrestuar dje në Tiranë pasi ka bërë “veprime të turpshme” me nënë e tij dhe e ka dhunuar atë, si dhe e ka goditur me grusht një moshatar të tij, bëjnë me dije burime nga policia. Rreth orës 13:10 të paradites së djeshme, B.G., 14-vjeç, ka goditur me grusht 15-vjeçarin M.M. te shkolla “Qazim Turdiu”. Ndërsa më pas, në orën 16:00, në rrugën “Egnatia”, ai “ka dhunuar fizikisht e ka kryer veprime të turpshme”, me nënën e tij 31 vjeçe, A., bëjnë me dije burime nga policia për Syri.net. Më pas, autori është vënë në pranga rreth orës 23:30. Ai akuzohet për “Plagosje e lehtë me dashje” në dëm të moshatarit të tij dhe “Dhunë në familje” e “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, në dëm të së ëmës

Artikulli paraprakEKIPI I TIRANES VENDOSET NE HOTEL COLOSSEO,TE ENJTEN NDESHJA VLLAZNIA- TIRANA
Artikulli tjetërVETËDORËZOHET NË POLICI BIZNESMENI I SHPALLUR NË KËRKIM