Një alarm për bombë ka mbjellë frikë sot në qytetin italian të Milanos e ka çuar në mbylljen e dy linjave të metrosë, M2 dhe M3.

Një pako e dyshimtë bëri që në vendngjarje të mbërrinin me urgjencë policë e skuadra të çaktivizimit të lëndëve plasëse. Edhe trafiku i automjeteve në sipërfaqe u bllokua për gati një orë e gjysmë. Personat në metro u evakuuan për të lejuar mbarëvajtjen e operacionit policor, të nxitur nga pamjet e kamerave të sigurisë ku shihej një grua duke braktisur disa pako të dyshimta. Por e gjitha në fund nuk rezultoi veçse një alarm i rremë, pasi pakot përmbanin thjesht lodra për fëmijë.

Artikulli paraprakGJERMANI, KAMIKAZI SIMPATIZONTE ISIS
Artikulli tjetërZJARRET PËRFSHIJNË GREQINË, GJENDJE E JASHTËZAKONSHME NË HIOS