Alarmi për tritol në zonën e “21 Dhjetorit”në Tiranë që shkaktoi panik tek kalimtarët dhe banorët e kësaj zone ka rezultuar fals. Një telefonatë e mbërritur në sallën operative të policisë ka njoftuar këtë të fundit për një çantë të dyshimtë, e cila ndodhej jo shumë larg një stacioni autobusi.

Pas verifikimeve policia sqaron se ishte në çantë udhëtimi e mbushur me rroba, e cila mund të jetë harruar nga ndonjë qytetar në afërsi të stacionit të autobusit. Pas alarmit policia rrethoi zonën deri në verifikimin e ngjarjes.

Artikulli paraprakREZERVATI I VELIPOJËS NË FLAKË
Artikulli tjetërTATIMORËT NË AKSION PËR “KUPONIN TATIMOR”