Niveli i ndotjes në Delhi është gati 10 herë më shumë së kufiri i pranueshëm dhe për këtë autoritetet kanë mbyllur shkollat. Gjatë ditëve të fundit, Indeksi i Cilësisë së Ajrit në Delhi, i cili mat nivelin e PM 2.5 ose grimcave të imta në ajër, ka kaluar vazhdimisht pikën 450, gati 10 herë më shumë se kufiri i pranueshëm.

Frymëmarrja e këtij ajri toksik është e ngjashme me pirjen e 25-30 cigareve në ditë, sipas specialistëve të mushkërive, raportojnë mediat e huaja. Gjërat janë aq keq sa ministri i Mjedisit i Delhi, Gopal Rai, ka kërkuar që të gjitha shkollat të qëndrojnë të mbyllura deri të premten.

Kjo nuk është hera e parë që ndotja e ajrit pengon mësimin në Delhi, kjo ka ndodhur çdo dimër gjatë katër-pesë viteve të fundit.

Artikulli paraprakVON DER LEYEN PËR GAZËN: TË KRIJOJMË KORRIDORIN HUMANITAR DETAR
Artikulli tjetërDITMAR BICI NË STAR SPORT: NDESHJE ZHGËNJYESE AJO NDAJ PARTIZANIT