Alarm për shpërthim në Bruksel

Sheshi kryesor dhe stacioni qendror në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel është evakuuar pas raportimeve për një shpërthim. Dëshmitarët thanë se “La Grande Palace”, u pastrua brenda pak sekondash, ndërsa persona të tjerë morën fotografi aty pranë. Mediat belge kanë raportuar se një burrë që kishte veshur një rripë shpërthyes është neutralizuar nga policia. Policia lokale shkroi për një incident me një individ në stacionin qendror të Brukselit. Policia tha se situata është nën kontroll. Zëdhënësi i operatorit të rrjetit hekurudhor “Infrabel” konfirmoi se stacioni ishte evakuuar. “Ka pasur panik në stacion dhe në binarë pas një incidenti”, tha zëdhënësi. Bart Crols, një zëdhënës i kompanisë hekurudhore SNCN, konfirmoi se të gjithë trafiku hekurudhor në qytet është pezulluar pasi dëshmitarët kanë shkruar një fotografi të një zjarri në Stacionin Qendror.

Artikulli paraprakTONIGHT – 20.06.2017
Artikulli tjetërMIJËRA EURO VJEDHJE, GODITET BANDA SHQIPTARE