Ka përfunduar edhe sot pa marrëveshje takimi mes Liderit të lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti dhe Kreut të LDK Isa Mustafa.

Dy liderët u takuan rreth orës 15 në ambjentet e Kuvendit të Kosovës, pas një pauze disa javore për marrëveshjen e koalicionit për formimin e qeverisë së re të Kosovës
Para mediave, shkurtimisht, Mustafa ka lënë të nënkuptohet se nuk kanë arritur marrëveshje për koalicion.

Ai ka shtuar se nuk kanë qenë të hidhëruar me Kurtin dhe se do të takohen nesër.
“Sjemi kanë idhnushëm me Albin Kurtin, kemi me u taku nesër”, ka thënë Mustafa shkurtimisht.

Prej orës 16:00 në Kuvendin e Kosovës u zhvilluatakimi mes kreut të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti dhe kreut të LDK-së, Isa Mustafa, ku po diskutohet për koalicionin qeverisës pas një pauze prej disa ditësh, ky palët u ndanë për postin e Presidentit. Në seancën konstituive të Kuvendit dy partitë shkuan pa marrëveshje, ndërsa Vetëvendosje zgjodhi kryetarin e Kuvendit me votat e LDK-së.

Tashmë Kurti i ka bërë propozimet e tij për postet ministrore, ndërsa ka kërkuar nga Mustafa që ta bëjë të njëjtën gjë, por Mustafa nuk ka pranuar duke vendosur kusht për koalicionin postin e Presidentit. Takimi i sotëm Kurti-Mustafa vjen pas atij mes kreut të Vetëvendosjes dhe Presidentit Thaçi dje.

Kurti tha se takimi ishte konsultativ dhe se ende nuk është mandatuar, teksa në anën tjetër vijon përpjekjet për koalicion me LDK-në.

Artikulli paraprakHUMBI SETIN NË ATP, TENISTI GREK GJAKOS BABAIN ME RAKETË
Artikulli tjetërTËRMET NË PUERTO RICO, 1 I VDEKUR