Omran Daqneesh, fëmija i cili u bë simbol i luftës në Siri është një fëmijë shumë me fat. Kështu është shprehur në një videomesazh doktori i cili u kujdes për të. Doktori nga Siri, që u kujdes për vogëlushin 5-vjeçar dha edhe një mesazh tjetër

. Ai tha që Omran nuk është vetëm, por ai është një “copëz” e kësaj lufte që po ndodh në qytetin e Aleppos. “Unë dua të thëm që Omran është një fëmijë shumë me fat, sepse ai gjeti dike që ta ndihmonte atë. Ai gjeti dike që ta nxirrte atë nga rrënojat. Ai gjeti një ambulacë për ta çuar atë në spital. Ai gjeti një doktor në spital që e mori dhe u kujdes për të. Do të doja t’iu thoja se gjenden qindra fëmijë dhe gra që qëndrojnë poshtë rrënojave në Aleppo. Gjenden fëmijë dhe civilë të cilët janë kthyer në copa në qytetin e Aleppos, për shkak të regjimit. Dhe do doja të thoja se Omran është me shumë fat sepse plagosja e tij nuk është e rëndë, në mënyrë që ta bëjë atë të paaftë për të lëvizur. Dua t’iu them se Omran është me shumë fat, sepse ai u plagos përpara se të shkatërroheshin të gjitha spitalet në Aleppo. Omran nuk është vetëm. Omran është një “copëz” e kësaj katastrofe në Aleppo”

Artikulli paraprakSHENJTERIMI I NENE TEREZES, VATIKANI HEDH NE TREG PULLEN POSTARE
Artikulli tjetërRIO 2016, BRAZILI KAMPION OLIMPIK, MPOSHT GJERMANINE NE FUTBOLL PER MESHKUJ