ALIBEAJ I PRERË: PRESIDENTI I RI, ANTIKOMUNIST! PËR ATA QË THONË SE JEMI SHITUR TE RAMA…

252

Kreu i Grupit Parlamentar Enkelejd Alibeaj në një prononcim për mediat e ka quajtur një kusht të panegociueshëm zgjedhjen e një presidenti antikomunist.

Alibeaj shprehu nevojën e zgjedhjes të një figure të pakorruptueshëm dhe të pajoshur nga qeveria.

Ndërkohë që lidhur me draftin për të ai tha se nuk është përfundimtar, por mund të shtohet dhe plotësohet në një proces konsultimi.

Ndjej një kënaqësi personale në karrierën time, ku të gjithë ata aty që ishin të pranishëm kishin një kusht të panegociueshëm: Presidenti që do të duhet të zgjidhet duhet të jetë antikomunist. Ky vend duhet të japi një shenjë të fortë që presidentin duhet ta ketë antikomunist. Kjo ka turbulluar shumë mendje këto ditë. Jo të shitur të Rama, jo të blerë. Antikomunist, jo ai vetëm, por të gjithë familjarët. Opozita ka legjitimitetin e saj për të marrë pjesë në proces, për të propozuar figura që s’kanë lidhje me komunizmin, i pakorruptueshëm, i pajoshur nga qeveria.

Grupi, kolegët deputetë menduan që duke më atribuar të drejtën për ta ccuar para këtë proces duke mos e konsideruar final këtë draft që ai mund të pasurohet, shtohet, pasurohet. Një proces konsultimi sa më gjerë. Nesër është vetëm Konferenca e Kryetarëve, nuk ka negociatë.

Artikulli paraprakVETËVRASJA E ILVI METËS, GRIDA DUMA: MUNGESA E TË VËRTETËS ISHTE TRAUMA MË E MËDHA SE MORTI NË ATË FAMILJE
Artikulli tjetërMINISTRI MANJA KËRKON PARA DREJTËSISË BERISHËN: NON GRATA ËSHTË PROBLEM I SHQIPËRISË DHE JO AMERIKËS