Sipas MeteoAlb: Mot kryesisht i kthjellët dominon në ultësirën perëndimore, por vranësira të herë pas hershme paraqiten në zonat malore, kryesisht në Verilindje dhe juglindje të vendit gjatë paradites. Pasditja mbetet me alternime kthjellimesh e vranësirash kalimtare për Veriun, ndërsa pjesa tjetër e territorit do të jetë në ndikimin e motit të kthjellët dhe të ngrohtë.

Temperaturat e ajrit mbeten të pandryshuara në vlerat minimale, por rriten në ato maksimale duke luhatur ditore nga 9°C mëngjesi deri në 31°C mesdita.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 30-35 km/h, nga drejtimi permanent Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 3 ballë.

Vranësira dhe rrebeshe të përkohshme shiu do të kenë Europa Qendrore dhe Pellgu i Detit të Zi.

Ndërsa dominimi i moti të kthjellët vijon në pjesën më të madhe të kontinentit Europian, më të theksuara kthjellimet mbeten në gadishullin e Ballkanit dhe Europën Jugperëndimore.

Artikulli paraprakSANKSIONET/ BJELLORUSIA ‘HAKMERRET’ NDAJ SHBA, I ZVOGËLON STAFIN E AMBASADËS DHE ASHPËRSON PROCEDURAT E VIZAVE PËR AMERIKANËT
Artikulli tjetërNJË TËRMET I FUQISHËM GODET GREQINË, EPIQENDRA NË JUGLINDJE TË PATRAS