Shfaqja “Amaneti”, e cila kishte premierën e saj në Dibër të Madhe në festivalin e organizuar para pka ditësh, është mirëpritur shumë mirë nga publiku. Aktorët shkodranë janë vlerësuar me çmime, ndër to Bruno Shllaku me çmimin si aktori më i mirë, apo Agron Dizdari si aktori i karrierës.

Me pjesëmarrjen e Drande Xhaj dhe aktorëve të rinj, kjo shfaqje solli emocionet e çështjes kombëtare të Çamërisë. Megjithatë, edhe pse suksesi i kësaj shfaqjeje ishte i madh në tokën shqiptare në Maqedoni, “Amaneti” nuk dihet nëse do të shfaqet ose jo në Shkodër, në Teatrin “Migjeni”, për arsye sipas aktorit Bruno Shllaku, politike.

Shfaqja “Amaneti” është vlerësuar nga kritikët. E cilësuar si kryeroli i Bruno Shllakut në karrierën e tij ajo është përgatitur prej muajsh, duke sjell mesazhe të forta kombëtare.

Artikulli paraprakKLD NIS VERIFIKIMIN PËR GENC TAFILIN
Artikulli tjetërFSHF DËNOHET PËR SFIDËN NDAJ ITALISË NGA FIFA