Ambasada greke pranon kthimet në kufi: Janë të zakonshme çdo sezon

Ambasada greke ka reaguar përmes një njoftimi të shpërndarë për mediat në lidhje me kthimet e qytetarëve shqiptarë në doganat greke. Në njoftimin e ambasadës greke shkruhet se ndalimet janë të zakonshme për shkak të punëve sezonale. Ambasada greke përgënjeshtron lajmet se kthimet kanë të bëjnë me tensionet e ditëve të fundit Tiranë-Athinë. Sipas ambasadës greke mediat kanë përcjellur informacione të pavërteta. Ndjenjat e sinqerta të miqësisë nga Greqia, nuk diskutohen, shkruhet në njoftimin e ambasadës greke.

Artikulli paraprakZBULOHEN 20 ISLAMISTE NE RRADHET E USHTRISE GJERMANE
Artikulli tjetërLIVING – GESHTENJA E RECIT