Johan Sattler ka mbajtur mbrëmjen e së Merkures fjalën e tij të fundit si ambasador i Austrisë në vendin tonë, në ceremoninë ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama. Gjatë fjalës së tij Satler tha se shumë shpejt kriza politike në Shqipëri do të marrë zgjidhje.

“Ndihem i vlerësuar shumë dhe kjo për mua ishte si surprizë. Për mua ishte një natë befasuese. Në Shqipëri më thanë se: nuk mërzitesh kurrë” dhe në fakt këtë e kam vlerësuar dhe e kam përjetuar gjatë gjithë kohës.

Ka patur situata të papritura sa i përket politikës. Pasi kemi punuar me Shqipërinë gjatë gjithë kësaj kohe sidomos intesivisht tre vitet e fundit, jam i sigurt që do të gjendet një zgjidhje në fund, një zgjidhje për krizën politike dhe këtë do ta gjeni vetë mes jush, pasi i Zoti e nxjerr gomarin nga balta.

Kjo është shumë e rëndësishme.Jam mjaft i lumtur që këtu ndodhet edhe kreu i qeverisë, kemi mjaft miq këtu që kemi punuar ngushtë gjatë këtyre viteve. Këtu nuk ka ndasi etnike apo fetare dhe patjetër ka mundësi për tu bërë të gjithë së bashku. Jap nderimet e mia për mediat dhe të gjithë analistët që kanë komentuar situatën politike. Duhet kujdes edhe me fjalët, pasi ato kanë edhe pasoja. Nuk do të ketë demonstrime, mërreni me qetësi dhe shpresoj të qëndroni këtu me mua.

Në fjalën e tij kryeministri Edi Rama tha se Shqipërinë e duan të gjithë teksa i shprehu mirënjohjen Satler për misionin e tij diplomatik në vendin tonë.

Johan Sattler është emëruar ambassador i Austrisë në Shqipëri në Prill të vitit 2016 dhe pritet ta vijojë misionin e tij në një vend tjetër të Ballkanit, në Bosnje-Hercegovinë

Artikulli paraprakPD, STRAZIMI: DOKUMENTE TË REJA PËR ARRESTIMIN E KAJMAKUT
Artikulli tjetër“ISMAIL QEMALI”, PRINDËRIT: NA E NDRYSHUAN ORARIN PAPRITUR