Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca ka takuar ditën e sotme, kryetaren e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami.

Në një postim në rrjetet sociale, Soreca thotë se në fokus të takimit ka qenë ngritja e Gjykatës së SPAK dhe zgjedhja e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë.

“Ne diskutuam ngritjen e gjykatës së SPAK-ut, zgjedhjen e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë dhe numrin e kandidatëve për Shkollën e Magjistraturës” shkruan Soreca në rrjetet sociale.

Në datën 6 shkurt është afati i fundit për aplikimet për t’u bërë pjesë e SPAK, ose siç njihet ndryshe Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion. Deri më tani, interesi për SPAK është i ulët pasi ka vetëm dy aplikime.

Artikulli paraprakI ZHDUKUR PREJ MË SHUMË SE 48 ORËSH, TIFOZËT E NANTE-S MBLIDHEN NË MBËSHTETJE TË SALA
Artikulli tjetër5 AVIONË TË NATO-S NË QIELLIN SHQIPTAR,ZYRTARIZOHET PUNA PËR AKTIVIZIMIN E BAZËS SË KUÇOVËS