Ambasadori i Turqisë në Shqipëri Murat Ahmet Yoruk në një takim në universitetin e Shkodrës për marrëdhëniet mes Turqisë dhe Shqipërisë nga e kaluara në të sotmen deklaroi se Perandoria Osmane erdhi në Shqipëri për të mbrojtur trojet shqiptare.

Ambasadori turk në Shqipëri foli edhe për marrëdhëniet tregtare mes dy vendeve duke e cilësuar Turqinë si investitorin më të madh në vendin tonë me mbi 3.5 mln dollar investime nga afro 600 kompani turke që janë në Shqipëri aktualisht.

Edhe rektorja e universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” Suzana Golemi, foli për marrëdhëniet mes Turqisë dhe Shqipërisë duke i cilësuar si dy popuj vëllezër.

Takimi i ambasadorit turk mbi marrëdhëniet Turqi-Shqipëri u ndoq nga student të universitetit të Shkodrës, pedagogë dhe përfaqësues të institucioneve turke në vendin tonë.

 

Artikulli paraprakDY YJET E MUZIKES I BASHKOHEN SOT “BIG BROTHER”
Artikulli tjetërANA E MALIT, NISIN PËRMBYTJET E PARA NGA RESHJET