Në një kohë kur shumë zona rurale vuajnë mungesën e një ambulance apo një mjeku familjeje e sidomos në Malësinë e Madhe, ambulanca e fashtit Reç është në gjendje shumë të mirë duke iu shërbyer 24 orë, çdo ditë rreth 2000 banorëve të Reçit dhe fshatrave përreth.

Kjo qendër shëndetësore mbulon gjashtë fshatra dhe ka filluar shërbimet e para ndaj komunitetit 13 vite më parë. Në një prononcim për Star Plus, banorë të zonës shprehen të kënaqur për atë ç’ka ofron kjo qendër shëndetësore. Nga ana tjetër infermier i kësaj ambulance Xhmal Kurtaj, thotë se kjo qendër shëndetësore është ndër më të dalluarat në Malësinë e Madhe. Ambulanca e Reçit ka kujdesin të Bashkisë Malësi e Madhe e cila është kujdesur që kjo njësi të jetë e paisur me një mjekë dhe katër infermierë e mamie për t’i plotësuar të gjitha nevojat shëndetësor që ky komunitet ka.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakAUTOMJETET, RADHË PRANË PIKËS SË KONTROLLIT TEKNIK
Artikulli tjetërFUTBOLLISTËT E VLLAZNISË: MERITUAM MË SHUMË ME KUKËSIN