Një grup tregtarësh ambulant të cilët gjatë sezonit veror stacionohen në Velipojë protestuan përpara bashkisë së Shkodrës.

Shkak i kësaj proteste është bërë mos lejimi i tyre për të tregtuar në zonën e Velipojës ndonëse taksat ata i paguajnë rregullisht në bashki.

Tregtarët ambulant thonë se nuk lejohen nga policia bashkiake për të shitur në Velipojë pasi kanë marrë urdhër të prerë nga kryebashkiakja Voltana Ademi.

Ata shprehen se ushqehen me listë pasi nuk kanë asnjë të ardhur tjetër.

Nëse nuk mere zgjidhje sa më shpejt ky problem atëherë tregtarët thonë se do të marrin krevatët e do të flejnë në oborrin e bashkisë në formë proteste.

Tregtarët ambulanat janë që në orët e para të mëngjesit përpara bashkisë për të takuar kryetaren Voltana Ademi por ende nuk kanë marrë një përgjigje.

 

Artikulli paraprakSHKODËR, PANIK TEK QYTETARËT, BIEN XHAMAT E PALLATIT
Artikulli tjetërAKU: ENDE S’KEMI KONTROLLUAR VELIPOJËN