Kryetari i Partisë Demokratike ka bërë me dije se nuk do të votojë ligjin për amnistinë penale i cili pritet të votohet nesër në Kuvend, pasi sipas Lulzim Bashës nuk është pranuar kërkesa e tij për amnistinë e protestuesve të opozitës dhe synon lirimin e zyrtarëve të korruptuar të kësaj qeverie.

‘Mesazhi që Edi Rama dhe qeveria e tij japin është një qeveri e korruptuar është se ato që i dënon gjykata i liron qeveria me votat në parlament. Nuk është kjo ndërhyrja e parë e Edi Ramës me Reformën në Drejtësi, pak ditë më parë është ankuar se BKH po shqetëson ministrat dhe zyrtarët e tij me hetimet që po bën, është e qartë se Edi Rama i trembet drejtësisë.

Tani duket qartë që segmente të SPAK po hetojnë në përputhje të plotë më ligjin. Kjo është ajo që po ndodh nga një anë do të përdorte amnistinë për të amnistuar zyrtarët e korruptuar që kanë vjedhur taksat e shqiptarëve dhe refuzon të amnistojë protestuesit që janë ngritur për të mbrojtur pronat e tyre. Sot po e bëj të qartë se PD jo vetëm nuk do të jetë pjesë e kësaj manovre të fëlliqur, por do të tregojmë dhe faktojmë se kërcënimi kryesorë sot është Edi Rama.

PD inkurajon prokurorët e BKH-në të vazhdojë punën. PD nuk do të marrë pjesë në seancën e nesërmen parlamentare. Mos u bëni patericë e këtij akti kriminal që synon lirimin e zyrtarëve të korruptuar.’- tha Basha.

Artikulli paraprakKANABIS DHE ARMË, ARRESTOHET 17-VJEÇARI NË SHKODËR, PROCEDOHET 16-VJEÇARI
Artikulli tjetërRASTET E DHUNËS, PËRFAQËSUESI I TIKTOK NË SHQIPËRI: PO PUNOJMË PËR TË PËRMIRËSUAR PLATFORMËN