Partia Demokratike e ka të sigurtë fitoren në zgjedhjet e 25 prillit. Kështu është shprehur Xhevdet Amuli, kryetar i PD në Shkodër gjatë një komunikimi për mediat. Amuli tha se në bazë të sondazheve të zhvilluara në të gjitha njësitë administrative të qarkut, por jo vetëm rezulton se PD është fituese me diferencë të madhe votash, çka tregon sipas tij zhgënjimin që ka populli ndaj qeverisjes Rama.

I pyetur se si e shikon emërimin e Ilir Beqaj si i deleguar i PS në Shkodër, Amuli thotë se ky emërim nuk solli asgjë të re për qytetarët shkodranë ndërsa e akuzon për shpërdorim të fondeve në fushën e shëndetësisë.

Në 30 shtator e gjithë antarsia e partisë demokratikë të shkodrës do të marrë pjesë në procesin e votimit me votë kundër për kandidatët e propozuar për deputet dhe kryetar bashkie

Artikulli paraprakSHTOJ I RI, 20 VITE PA UJË TË PIJSHËM
Artikulli tjetërTRE DITË RESHJE, PËRMBYTET “MAR LULA”