E ndërtuar që prej gati 8 vitesh, qendra shëndetësore në lagjen “Xhaferraj”, pjesë e fshatit Oblikë të Njësisë Administrative Ana e Malit, nuk është vënë asnjëherë në funksion.

Edhe pse ka patur një investim të mirë për tu ardhur në ndihmë banorëve të kësaj zone, nuk është bërë e mundur asnjëherë të punohet në të. Sot, pas gati 8 vitesh ndërtesa në afërsi të kësaj lagje është totalisht e braktisur, e rrënuar dhe pas asnjë shpresë për t’u vënë në dispozicion të banorëve.

Ky është shembulli tipik kur investimet në Shkodër kryhen dhe nuk vihen asnjëherë në funksion. Si ky rast ka me dhjetra ndërkohë ata të cilët vuajnë janë qytetarët.

Banorët jashtë kameras bëjnë apel që kjo qendër shëndetësore të vihet në funksion pasi janë të detyruar të shkojnë në qendra të tjera shëndetësore, në kohë me shi dhe në të ftohtë përgjatë dimrit.

Por, tanimë kjo godinë është thuajse e shkatërruar dhe ka dalë jashtë funksionit në çdo aspekt.Në kushte të tilla, pjesa më e madhe e banorëve I drejtohen qëndres më të afërt shëndetësore, e cila ndodhet në fshatin Zues.

E projektuar për të ofruar ndihmën e parë shëndetësore, dhe me të gjitha standartet, sot ndodh e kundërta.

Artikulli paraprakSHKODËR, MARSHIM SENSIBILIZUES PËR KANCERIN E GJIRIT
Artikulli tjetërDAJÇ, PRITË PËR TË MBROJTUR TOKAT NGA EROZIONI