Njësia Ana e Malit dhe ajo e Dajçit të cilat ndahen nga lumi Buna në një të ardhme të shpejtë mund të lidhen përmes një ure e cila shkurton distancat qoftë mes banorëve por edhe për ata emigrantë apo turistë të huaj që vijnë nga dogana e Muriqanit dhe shkojnë në plazhin e Velipojës. Projekti i ndërtimit të kësaj ure është i gatshëm përmes një iniciative të vetë banorëve. Në njësinë Ana e Malit u zhvillua një dëgjesë publike për këtë projekt.

Drejtuesi politik i PS për qarkun Shkodër Ilir Beqaj kërkoi që projekti të ndryshohet në mënyrë që ura që do lidh Anën e Malit me Dajçin në lumin Buna të ketë mundësi për t’u hapur për mjetet lundruese.

Gerta Lubonja, drejtorja e përgjithshme e Agjencisë së Menaxhimit të Burimeve Ujore mbështet projektin për ndërtimin e urës por kërkon që të bëhet kujdes sa i përket përmbytjeve ndërsa drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar Ergys Verdho dha detaje të projektit.

Projekti për ndërtimin e urës u mbështet edhe nga drejtues vendor.Dëgjesa publike me banorët dhe të pranishmit e tjerë u organizua nga Këshilli i Qarkut Shkodër.

Artikulli paraprakSHTRATI I LUMIT KIR “PUSHTOHET” NGA MBETURINAT
Artikulli tjetërSHKODËR, 210 SUBJEKTE RINOVOJNË LEJEN E PESHKIMIT