Ben Chilwell do të humbasë Kupën e Botës në Katar. Mbrojtësi i Anglisë e ka të pamundur të marrë pjesë në kompeticionin që nis pas pak ditësh, për shkak të një dëmtimi.

25 vjeçari doli nga loja në fund të sfidës së Chelseat në Ligën e Kampionëve ndaj Dinamo Zagrebit të mërkurën. Ai ka dëmtuar pjesën e pasme të kofshës së majtë pasi ka bërë një sprint, duke u rrëzuar në tokë.

Futbollisti u ndihmua nga stafi mjekësor i Chelseat dhe u fotografua duke lënë Stamford Bridge me paterica. Klubi i Premier League konfirmoi të shtunën se bëhet fjalë për një dëmtim mjaft serioz.

Chilwell, i cili ishte pjesë e skuadrës së Anglisë për Euro 2020, humbi një pjesë të sezonit të kaluar për shkak të një këputje të ligamentit, por ishte rikthyer në grupin e parë të Chelseat këtë sezon me 13 paraqitje në të gjitha garat.

“Pas dëmtimit punova shumë për t’u siguruar që të isha gati për Kupën e Botës. Ka qenë gjithmonë një ëndërr e imja,” shkroi i pikëlluar Chilwell në Twitter.

https://twitter.com/BenChilwell/status/1588866595975499776?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1588866595975499776%7Ctwgr%5E9a7a64ea94e3a7ccf9da8d58d84f436692defa8c%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fanglia-humbet-pjeset-para-boterorit-te-katarit-konfirmohet-demtimi-i-rende-i-futbollistit-te-chelseat%2F

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakRRËZOHET HELIKOPTERI ME SHTATË PERSONA NË BORD NË ITALI, MES TYRE EDHE DY FËMIJË. ASNJË I MBIJETUAR
Artikulli tjetërBILANCI I COVID-19, MSH: 19 RASTE TË REJA ME KORONAVIRUS, ASNJË HUMBJE JETE NË 24 ORËT E FUNDIT