Pezullohet koncesioni i “Rrugës së Kombit”,ankohet një nga konkurentët Ankimimi i kompanisë që u rendit e dyta në tenderin për “Rrugën e Kombit” ka sjellë pezullimin e këtij koncesioni.

Lajmi konfirmohet nga Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Transporteve Eduard Seitaj. Grupi i kompanive “Catalyst”, “Salillari” dhe “Kastrati”, kanë dorëzuar në Komisionin e Prokurimeve publike ankimim me argumentin se janë skualifikuar padrejtësisht. Seitaj thotë se pezullimi hyn në fuqi automatikisht në momentin kur një nga pjesmarrësit në tender ankimojmë fendimin përfundimtar. Procedurat e shqyrtimit të ankimimit zgjasin dhjetë ditë, periudhë në të cilën kontrata koncesionare e grupit turk që fitoi tenderin do të mbetet e pezulluar. Koncesioni për “Rrugën e Kombit është kundërshtuar edhe nga qytetarët me anë të protestave. Qytetarët shprehen se tarifa 5 euro për kalimin e automjeteve në “Rrugën e Kombit” është e papërballueshme dhe kanë kërkuar anulimin e saj.

Artikulli paraprakNDESHJA SHQIPERI-MAQEDONI,FATALE PER DY TIFOZE KUQ E ZI
Artikulli tjetërAKSIDENTOHET MAKINA E PUTIN,VDES SHOFERI I PREFERUR I TIJ